Të tjera rreth shkrimit
?Klodian Shehi:Z.Lul mos e përdor Kavajën
Flasin qytetarët për Report TV: Do votonim Ramën
VIDEO
FOTO
Klodian Shehi:Z.Lul mos e përdor Kavajën, e ke humbur me kohë
E diela e ka gjetur Kavajën në një klimë të qetë politike dhe qytetare.

Tërheqja e kandidatit nga Partia Socialiste solli shtyrje të zgjedhjeve që priteshin që të mbaheshin më 7 Maj. Sot në Kavaje pritej një proteste e thirrur nga opozita që sipas tyre do të ishte masive.

Asgjë nga këto nuk ndodhi.

Sot qetësia vihet re edhe në rrugën e qytetit nga prania e pakët e qytetarëve, që vazhdojnë axhendën e tyre të patrazuar nga zhvillimet politike që priteshin. Edhe forcat e pakta policorë janë dëshmi e situatës së qetë dhe nën kontroll.

Disa shprehen se ishin të frikësuar nga rrëmujat dhe përplasjet që priteshin të ndodhnin këtë të dielë, kurse te tjere pohuan se asgje nuk do të ndodhte pasi kavajasit po i prisnin qetë keto zgjedhje.