Në përfundim të mbledhjes së grupit, Majlinda Bregu ka qenë sërish kritike ndaj lidershipit të PD, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.<br /><br />Ajo tha se PD sot po kalon një situatë mjaft të rëndë dhe është detyrë e çdo demokrati që të rindërtojë PD-në.<br /> <br />Gjithashtu pas deklaratës së Bashës në mbledhjen e grupit se PD do ndjekë për 18 qershorin të njëjtin skenar si me Kavajën, duke paralajmëruar bllokimin e zgjedhjeve, Bregu thotë se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekë opozita.
