Bashkia e Tiranës ka çelur sërish projektin e kredive të buta. Aplikimi bëhet në njësitë administrative dhe përfitues do të jenë 1 mijë çifte të reja.

?Nga sot çdo qytetar i Tiranës që plotëson kriteret ku ne targetojmë kryesisht familjet e reja, mund të shkojë pranë njësive administrative dhe të bëjë aplikimin për të marrë një kredi të butë të subvencionuar nga Bashkia Tiranë dhe pastaj kredinë e merr në bankat e nivelit të dytë. Bashkia ka vënë në dispozicion 1 mln dollarë, kredia do të jetë për 20 vjet dhe interesi 3%.

Pezullimi i dhënies së kredive të buta, sipas Kryebashkiakut u bë pasi auditi i Ministrisë së Zhvillimit Urban zbuloi se ato nuk ishin marrë nga njërëzit në nëvoje.

?Shumë prej zyrtarëve të qeverisë Basha - Berisha morrën paratë e kredive të buta, në fakt njerëz që ishin nevojtarë, që përfitonin nga këto programe mbetën gjithashtu pa gjë. Në momentin e parë që Bashkia kapi veten nga ana financiare, menduam që kishte ardhur koha që vet, pa qeverinë qendrore, por me të ardhurat tona ne të fillonim këtë projekt.?

Aplikantët për kredin e butë duhet të jëne mbi 18 - vjeç, nuk duhet të kënë banesë, tokë apo prona në zotërim. Në bazë të numrit të familjarëve përcaktohet shuma e kredisë, ndërsa një rol kyç luajnë edhe të ardhurat që në bazë të numrit të personave nuk mund të jenë 35 mijë e 650 lekë apo mbi 164 mijë e 128 lekë në muaj.