Surprise Me!

Report TV - Ura mbi lumin Ishëm rrezikon kalimin e trenit,largohen trarët

2017-07-06 9 Dailymotion

Ura e trenit mbi lumin Ishëm, në linjën hekurudhore Vorë-Shkodër, përbën rrezik për kalimin e trenit, pasi trarët kanë krijuar distancë nga njëri-tjetri.

Inxhiniere-konstruktorë të ndërtimit të urave thonë se hapësira ndërmjet trarëve prej betoni nuk mund të ketë tolerancë më të madhe se 2 centimetra. Por trarët prej betoni në këtë segment të hekurudhës janë larguar afro 20 centimetra nga njëri-tjetri.

Spostimi dhe largimi i trarëve ka nisur prej shumë vitesh, por gjendja teknike e saj është rënduar edhe më shumë, duke sjellë rrezik për kalimin e trenit në këtë segment.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për rregullimin e saj nga organet përkatëse.

E vetmja zgjidhje për momentin është ulja e shpejtësisë së trenit në 10 km/orë gjatë kalimit mbi urë, masë kjo që nuk ka ndikim në parandalimin e rrezikut.

Buy Now on CodeCanyon