Surprise Me!

Stop - Sarandë, leja abuzive e ndërtimit dhe shkejet e bashkisë! (09 maj 2017)

2017-07-06 1 Dailymotion

stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-178-sezoni-2/

Pak kohë më parë, ?Stop? transmetoi një problem nga qyteti i Sarandës.Në vitin 2016, një firmë ndërtimi i kërkoi bashkisë së Sarandës, shtyrjen e lejes së marrë në vitin 2010, por bashkia nuk ia miratoi atë. Subjekti e fitoi të drejtën në Gjykatën Administrative dhe bashkia e Sarandës, nuk e apeloi këtë vendim.Pas shumë përpjekjeve, bashkia i përgjigjet emisionit ?Stop?, se nuk është e detyruar të apelojë cdo vendim. Për më tepër, sipas saj, vendimi për shtyrjen e lejes, nuk ishte kundër interesave të bashkisë...Por institucioni i drejtuar nga Floriana Koka nuk shpjegon, se pse nuk e miratoi shtyrjen e lejes që në fillim, duke përdorur të njëjtën logjikë të interesit.Nga ana tjetër, sic kishte argumentuar emisioni ?Stop?, Gjykata adminstrative e Apelit pezulloi lejen problematike...

Subjekti ndërtues ?A.E.S? shpk është pajisur me leje ndërtimi, sipas vendimit të K.RR.T-së së bashkisë numër 3/1, më datë 06.12.2010 dhe kërkoi shtyrje të afatit, por bashkia e Sarandës nuk e miratoi. Ndaj ky subjekt iu drejtua Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, ku e fitoi të drejtën e shtyrjes së afatit për lejen e ndërtimit, për në datë 10.02.2017.

Pronari- Bashkia më ktheu përgjigje negative, unë e hodha në gjykatë. Në rregull, më dha të drejtë gjykata.

Gazetari ? E rrëzoi gjykata vendimin e bashkisë?

Pronari ? Po.

Gazetari ? E shkallës së parë është ajo?

Pronari ? Po, po! Shkalla e parë.

Gazetari ? Ka marrë formë të prerë. Jo, ideja është që që kur merr formë të prerë nuk e apelon institucioni.

Pronari ? Nuk e apeloi?

Gazetari i emisionit ?STOP? iu drejtua bashkisë së Sarandës për të komunikuar me kryetaren e saj, Floriana Kokën.

Gazetari ? Jemi për një problem të vogël këtu.

Kryetarja ? Çfarë problemi është?

Gazetari ? Me një leje që nuk e keni dhënë.

Kryetarja ? Vetëm emrin e subjektit që ka kërkuar leje, që ta verifikojmë në urbanistikë. Ndërkohë unë kam një takim me një drejtoreshë të rëndësishme.

Gazetari ? Pastaj më vonë?

Kryetarja ? Po, më vonë do flasim.

Gazetari ? Nga ora 11?

Kryetarja ? Jo, më vonë.

Kryetarja ? Deri nga ora 1besoj do jem e angazhuar.

Në orën 13:00 gazetari u rikthye në bashkinë e Sarandës dhe ja çfarë përgjigje mori.

Sekretarja ? Nuk mund t?ju presë sot?

Gazetari ? Sot.

Sekretarja ? Do t?ju kthejë përgjigje tha?

Gazetari ? Pse ka diçka për të fshehur? Ajo tha në orën 1 pra. Do pres kryetaren, ashtu siç më tha.

Roja ? Çohu tani!

Gazetari ? Nuk çohem.

Roja ? Unë kam një urdhër, të lutem vazhdo tani!

Gazetari ? Ku e ke urdhrin? Ma jep me shkrim!

Më pas, çuditërisht kryetarja gjeti kohë për gazetarin.

Gazetari ? Erdha si njeri në mëngjes. Më the kam aktivitet. Erdhëm në 1, bëmë kërkesë.

Kryetarja ? Si drejtuese e institucionit , që në bashkëpunim me drejtoritë, jo vetëm të urbanistikës, por edhe drejtorinë jur...

Buy Now on CodeCanyon