Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy gjyqtarë, Ibrahim Hoxha dhe Shyqyri Çobo janë shkarkuar nga detyra.
Vendimi është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë gjatë mbledhjes së sotme, ndërsa ka vendosur të rikthejë në sistemin e drejtësisë gjyqtaren Marsela Balili, e cila ka fituar pafajësinë në tre shkallët e gjyqësorit.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me dy vite burg gjyqtarin Ibrahim Hoxha, i cili është shpallur fajtor për korrupsion pasiv të ngritur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Organi i akuzës kishte kërkuar për ish-gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Ibrahim Hoxha, i cili akuzohet se mori 600 mijë lekë për të ndryshuar një vendim gjyqësor, 3 vite burg, por Hoxha përfiton uljen e 1 viti për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Edhe gjyqtari Çobo është akuzuar për korrupsion, por që i ka shpëtuar burgut.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të pezullojë dënimin me 2 vjet burg që ai përfitonte nga gjykimi i shkurtuar (Gjykata e dënoi gjithsej me 3 vjet) duke ia kaluar pjesën e mbetur të dënimit në shërbim prove.
Po ashtu gjykata vendosi që Çobo të mos ushtrojë funksione publike për 5 vjet.
Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 3 vjet burg si dhe ndalimin e ushtrimit te funksioneve publike për 3 vjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kld-shkarkon-nga-detyra-gjyqtaret-ibrahim-hoxha-dhe-shyqyri-cobo/