Shkodër- Rreth orës 01:00 pas mesnate është djegur një banesë dykatëshe në qëndër të qyteti në afërsi të poliklinikës.

Banesa ka shërbyer si PUB në katin e parë, ndërsa kati i dytë ka qënë i pabanuar.

Nga burime të Shqiptarja.com bëhet me dije se nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje duke punuar për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkaku i zjarrit ka qënë një shkëndijë elektrike në ambjentet e PUB-it.