Në ditën e 82 të protestës, kryetari i PD, Lulzim Basha nga çadra para Kryeministrisë lëshoi edhe një herë ultimatumin për krijimin e një qeveri teknike sa më parë përmes konsensusit ose në të kundërt do të ketë mosbindje civile.

"Pas dy takimeve shterpë nuk kam asnjë dyshim se Rama nuk do t'i bindet zërit të aryes, por vetëm imponimit të shqiptarëve për të mbyllur kapitullin e drogës e krimit.

Ndaj në datë 13 Maj, ora 12:00 në mes të Tiranës së bashku do të bashkohemi.

Fundi i pashmangshëm do të jetë proces i një konsensusi ose do të jetë nisja, fillimi i lëvizjes popullore për mos njohjen dhe rrëzimin e cdo institucioni të Republikës së Vjetër përmes mosbindjes civile, paqësore dhe demokratike" deklaroi Basha.