Ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj shqetësimit të opozitës për përfshirjen e policisë në procesin zgjedhor, i përgjigjet duke thënë se zgjedhjet i garanton Kushtetuta.

?Zgjedhjet e 18 qershorit janë të garantuara se i garanton kushtetuta, policia bën vetëm detyrën që i ngarkon ligji.?

Lidhur me protestën e 13 majit të paralajmëruar nga opozita dhe frikës se mund të ketë veprime të dhunshme gjatë saj, ministri Xhafaj zgjedh të mos komentojë.

?Kjo është një çështje që mbetet për tu parë?, tha Xhafaj.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili preferon të ndalet tek Reforma ne Drejtësi, duke thënë se zbatimin e saj e pengon arroganca.

Dy ministrat ishin të pranishëm në inaugurimin e godinës së re të Gjykatës se Apelit Shkodër, në ditën e drejtësisë./Tv Klan