Të gjithë subjektet fizike dhe juridike që operojnë në zonën e plazhit dhe me gjerë duhet të marrin masa për sigurimin e skuadrave dhe mjeteve për parandalimin dhe për fikjen e zjarreve.

Kështu ka deklaruar Fatmir Tare, specialist në policinë për mbrojtjen dhe shpëtimin ndaj zjarrit.

Deklarata e Tares është bërë pas përfundimit të një mësimi tregues në shkollën e mesme profesionale "Beqir Cela" në Durrës ku nxënës të shkollës kanë improvizuar veprime në terren pas rënies së zjarrit në katin e dytë të shkollës së tyre.

Drejtori i shkollës Beqir Cela Fatmir Merkuri është shprehur se mesime të tilla praktike ndikojnë pozitivisht në aftësimin praktik të nxënësve për të qenë të gatshëm në raste të tilla emergjente.

Pas mësimit tregues me nxënës të shkollës së mesme drejtoria e PMNZSH pritet të nisë edhe trajnimin e personelit të hoteleve në zonën e plazhit.