Ambjentalistë dhe ekspertë të fushës janë kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në Karavasta. Teksa u mblodhën në një tryezë diskutimi ata hartuan edhe një rezolutë për mos lejimin e asnjë ndërtimi që cënon këtë zonë të mbrojtur të kategorisë A.

Sazan Guri: ?Nëse do lejojmë ndërtime në zonën A nuk kemi pse flasim pastaj për zonat e tjera."

Ekspertët janë të mendimit se të tilla ndërtime dëmtojnë zonën.

Sazan Guri: ?Nuk jemi kundër projektit, le të ndërtohet në vend tjetër po jo aty."

Pas hartimit të rezolutës, ambjentalistët do të nisin bisedimet fillimisht me Ministrinë e Mjedisit, për t?ju drejtuar me tej edhe instancave të larta shtetërore dhe organizmave ndërkombëtare./Tv Klan