Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajza dhe gra banore të Njësisë administrative nr. 6 në Tiranë.<br /> <br />Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI Ilir Meta, i cili mbajti edhe një fjalë përshëndetëse, ku theksoi se situata aktuale politike po krijon shqetësime edhe për ekonominë.<br /> <br />Duke marrë shembull sektorin e turizmit, Meta tha se shumë të huaj kanë anuluar vizitat në Shqipëri pikërisht për shkak të klimës politike, që dëmton perspektivën e këtij sektori që ka me mijëra njerëz të punësuar.