Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e 83 të protestës, ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Edi Ramës të heqë dorë nga ajo që ai e quan tentativë për të varrosur pluralizmin politik. Ai tha se Kryeministri është përçmues ndaj shqiptarëve, sidomos ndaj veriut, ndërsa deklaroi se në vetëm gjysëm ore qyetarët i japin atë që meriton. Berisha e ftoi Ramën që me 13 maj të qëndrojë në zyrë dhe të shohë protestën, e cila sipas tij do të jetë paqësore.
Nga çadra e protestës, ish-kryeministri Sali Berisha, i drejtoi tre mesazhe të forta kryeministri Edi Rama, ndërsa i bëri thirrje të heqë dorë nga nga ajo që ai e quan tentativë për të ?varrosur pluralizmin politik?.
Berisha: Të bëj thirrje nqëoftëse të ka mbetur qoftë dhe një kuant i arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje.Nuk kanë lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizimin politik, liritë e shqiptarëve në Shqipëri.
Berisha ftoi qytetarët në protestë duke theksuar se ajo do të jetë paqësore, ndërsa ftoi Kryeministrin të qëndrojë në zyrë. Sipas tij çadra e protestës do ti duket tmerr.
Berisha: Me 13 maj të ftoj të rrish në dritare, të garantoj që ne protestën e kemi paqësore por një gjë të siguroj prapë. Edvin, çadra, çadra do të duket Everest, atëherë do të shohësh se cila është çadra, do të tmerrohesh.
Berisha tha se kryemisnitri Edi Rama është racist dhe përçarës, duke e akuzuar si përçmues të veriorëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tre-mesazhet-e-forta-te-berishes-per-ramen-para-protestes-se-13-majit/