Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputetja demokrate, Albana Vokshi, denoncoi nga studio e Ora News, presionin që sipas saj Partia Socialiste po ushtron ndaj administratës zgjedhore.
Sipas Vokshit, në të gjitha institucionet shtetërore janë shpërndarë formularë ku kërkohet që nëpunësit të firmosin për vete dhe familjarët e tyre që do të votojnë për PS në 18 qershor ose në të kundërt pushohen nga puna.
Vokshi: Askush në Shqipëri nuk do të donte në shkonte në punë ku në mëngjes i priste ky formular këtu, i shpërndarë në të gjithë institucionet shtetërore. Janë formularë që janë shpërndarë në administratën publike shtetërore. Këto janë shpërndarë në një spital rajonal, nuk po e përmend emrin e personit që ma ka dërguar sepse që nesër pushohet nga puna. Mjekë, infermireë dhe sanitarë janë të detyruar të dorëzojnë kartat e identitetit dhe të firmosin që ata do të votojnë PS. Ky është formulari tjetër që janë të detyruar të marrin përsipër të gjithë familjarët e tyre që të votojnë për PS përndryshe ky person është i pushuar nga puna.
E bindur për kostot që mund të ketë Partia Demokratike duke mos hyrë në zgjedhje, Vokshi thotë se për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ja vjen çdo sakrificë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denoncimi-i-vokshit-ps-detyron-administraten-publike-te-votoje-per-te/