LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.<br /> <br />Mësohet se aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Lezhës ku një person teksa po drejtonte një motoçikletë ka përplasur një këmbësor. <br /><br />Këmbësori, identiteti i të cilit nuk dihet ende është dërguar menjëherë në spital ku dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
