Viti i ri shkollor që nis në Shtator do t?i gjejë fëmijët e fshatit Mihajas në Berzhitë me një shkollë të re. Bashkia e Tiranës po përfundon punimet e shkollës së re 9-vjeçare të fshatit, e cila do t?i shërbejë një komuniteti që jeton në një nga zonat më periferike të Tiranës, edhe si një qendër shëndetësore.<br /><br />Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi sot punimet dhe theksoi se ky është një tjetër investim që tregon se për Bashkinë e Tiranës nuk ka diferenca në investime, pavarësisht nëse bëhet fjalë për qendrën e Tiranës apo zonat më periferike të saj, siç është fshati Mihajas.