Bankers Petroleum Albania, në vijim të mbështetjes që jep për zhvillimin ekonomik të zonës së operacioneve të veta, në kuadër të programit të zhvillimit ekonomik dhe nxitjes së biznesit të vogël dhe të mesëm, ndihmoi në organizimin prezantimit të ofiçinës në qytetin e Fierit.<br /> <br />Ofiçina është një iniciative dhe projekt i përbashkët i fondacionit Soros dhe Institutit Harry Fultz që synon kualifikimin e sipërmarrësve të rinj për t?u përshtatur me ndryshimet e vazhdueshme të ekonomisë globale dhe të arrijnë të krijojnë biznese komercialist të qëndrueshme që të mund të penetrojnë me produkte dhe shërbime në tregun ndërkombëtar.
