Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në Vlorë u pezullua për disa orë lundrimi si pasojë e erës së fuqishme me shpejtësi deri 20 m/s dhe detit të trazuar me dallgë me fuqi 7-8 ballë në det të hapur.
Përkeqësimi i motit ka sjellë pezullimin e lundrimit në det për peshkarexhat.
Ndërkohë edhe nisja e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur nga brigjet italiane për shkak të motit të keq, që pritet të përmirësohet në orët e mbrëmjes. Sakaq, anijet e mallrave dhe ato të peshkimit, po qëndrojnë në pritje ne radë
Ndërkohë, edhe në Durrës, si pasojë e erës së fortë dhe rrymave detare është urdhëruar nga kapiteneria pezullimi i aktivitetit të peshkimit. Asnjë prej peshkarexhave dhe anijeve të tonazhit të ulët nuk është lejuar të lundrojë, ndërsa janë urdhëruar anijet që ishin në aktivitet të kthehen menjëherë në bazë

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/moti-i-keq-trageti-vlore-brindisi-nuk-niset-nga-italia/