Elton Çaushaj dhe Benard Tahiraj nga Vlora, emigrantë në Venecia të Italisë, kanë rënë në prangat e policisë malazeze, në tentativë për të trafikuar 1.5 tonë kanabis.

Ndalimi i tyre është bërë 8 milje në det të hapur, në afërsi të Plazhit të Madh në Ulqin. Në skaf janë sekuestruar 78 thasë me nga 20 kilogram drogë.

Nga të dhënat e policisë së vendit fqinj, skafi është zbuluar në momentin e futjes në ujërat territorialë të Malit të Zi. Është ende e paqartë se cili vend ka qenë destinacioni i drogës. Dy të arrestuarit nga Vlora kanë refuzuar të japin detaje rreth ngarkesës dhe destinacionit përfundimtar.

Policia malazeze dyshon se lënda narkotike do të kalonte tranzit në vendin fqinj dhe më pas në rruge tokësore do të shitej në vendet e Bashkimit Europian.

Për Çaushajn e Tahirajn prokuroria malazeze ka kërkuar informacion nga autoritet shqiptare. Policia e vendit tonë dhe ajo e Malit të Zi dyshojnë se skafi është nisur nga Vlora dhe ka udhëtuar afër bregut me qëllim shmangien e radarëve.

/Tv Klan