TIRANE- Policia merr masa për protestën e nesërme së opozitës.

Mbi 1 500 forca policore nga gjashtë komisariate të Tiranës do të zbresin në terren ku shumë do të vendosen pranë zonës ku do të zhvillohet protesta, pikërisht në Bulevardin Dëshmorët e Kombit ndërsa pjesa tjetër pranë institucioneve të tjera qeveritare.

Kordona policie ku shumica do të jenë femra do të vendosen në rresht të parë tek godina e kryeministrisë.

FNSH dhe RENEA do të jetë në gatishmëri tek kryeministria, kurse në terren do ketë agjentë civil dhe snajpera të vendosur në lartësi të ndryshme.

Burime nga Policia bëjnë të ditur se nuk ka të dhëna se mund të zhvillohen episode dhune, por masat vijë paraprakisht për të shmangur çdo situatë të papritur dhune.

Pritet që gjatë protestës së nesërme të ketë trafik të rënduar në gjithë kryeqytetin, pasi marshimi do të zhvillohet përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit.