LEZHE- Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish demokratët, të cilët do mbeten të papërfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm, që të votojnë Partinë Socialiste në 18 qershor.

Rama theksoi se mungesa e PD në zgjedhje nuk është fundi, ndërsa tha se është një shans që të gjithë shqiptarët të bëhen bashkë dhe të votojnë PS-në.

"Ju që keni votuar PD-në, ju thoni familjeve, se është ndonjë qamet që s'është PD në këto zgjedhje, por është një shans i madh që të bëhemi të gjithë bashkë.

Mbi partinë është Shqipëria dhe Shqipëria ka sot nevojë për PS-në.

Më e rëndësishme se ç'a do ndodhë më Saliun dhe Lulin, më e rëndësishme është se çfarë do të ndodhë me qytetarët.

Partitë vijnë mbrapa, përpara vjen Shqipëria. Kush e do Shqipërinë, është i mirëseardhur për Shqipërinë që duam", u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se maxhoranca i do zgjedhjet e 18 qershorit për të vendosur drejtësinë në vend.