VLORË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme si pasojë e të cilit kanë mbetur të plagosur katër persona.

Mësohet se dy makina, njëra me targën AA 103 DV dhe tjetra me targën AA 471 IF, janë përplasur me njëra tjetrën në aksin Levan- Vlorë dhe kanë dalë nga rruga.

Të plagosur, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur, janë dërguar menjëherë në spital.

Shqiptarja.com ju sjell foto nga aksidenti ku siç mund ta shikoni makina janë kthyer përmbys duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe 4 të plagosur.

Policia po heton shkaqet e aksidentit, por mësohet paraprakisht se shkak ka qenë manovrat e gabuara të drejtuesve të makinave.