Surprise Me!

Ora News - Kriza politike, zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Yee takon Ramën, Metë dhe Bashën

2017-07-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee, ndodhet në vendin tonë prej mbrëmjes së djeshme në një përpjekje të fundit për t?i dhënë një zgjidhje krizës politike. Me një axhendë të ngjeshur zyrtari amerikan zhvilloi takime të ndara me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD-se, Lulzim Basha por dhe presidentin e ardhshëm Ilir Meta.
Zyrtari amerikan ka zhvilluar dhe një drekë pune me gazetarët ku është shprehur se bojkoti nuk është një taktikë fituese. I pyetur për legjitimitetin e zgjedhjeve pa opozitën, Yee u shpreh se është mirë që zgjedhjet të jenë gjithëpërfshirëse por nëse ato çertifikohen si të rregullta nga institucionet kompetente edhe pa Partinë Demokratike, atëherë SHBA do t?i njohë ato.
Takimi me Bashen
Ora 16:14 Përfundoi takimi i Zëvendës/Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan, Hoyt Brian Yee me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu.
Në këtë takim Lulzim Basha shoqërohej dhe nga aleatët e tij opozitarë.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv

Buy Now on CodeCanyon