TIRANE-Zyrtari i lartë i DASH Hoyt Brian Yee dha sot mesazhin në Tiranë se zgjedhjet mund të realizohen dhe pa opozitën pasi janë partitë ato që vendosin nëse duan të qëndrojnë jashtë zgjedhjeve.

Edhe pse takimet e zyrtarit të lartë të DASH në Tiranë me politikanët e lartë shqiptare ishin hermetike, ajo çfarë u tha pas mureve u zbardh në një drekë me gazetarët në prani të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Yee u shpreh se kryeministri është i hapur për negociata dhe se beson se Rama nuk do të qeverisë pa opozitën.

Pak para takimit me Bashën, Yee theksoi se bojkoti nuk është taktikë e mirë.

Ai shtoi më tej se, ?Paketa Mc Allister është e pranueshme dhe ne e mbështesim. Por nuk kërkojmë marrëveshje me ndryshim Kushtetute?.

Sipas zyrtarit të lartë të DASH koha nuk pret dhe dialogu duhet përshpejtuar duke u fokusuar tek Paketa Mc Allister.