Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sasi prej 63.5 kg lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar në Shkodër.
Droga u kap në një banesë në Malësi të Madhe gjatë finalizimit me sukses të operacionit të koduar ?Jeran?, ndërsa u arrestua dhe poseduesi i saj Vilson Çuti, 34 vjeç.
?Shtetasit të lartpërmendur gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në fshatin Jeran, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 63.5 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuana? informon policia.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale ?Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-34-vjecari-iu-gjeten-ne-banese-63-5-kg-marijuane/