Surprise Me!

Report TV - Daja i Blertës: Spitali diskutonte eurot, operacionin e quajtën të thjeshtë

2017-07-06 0 Dailymotion

TIRANË-?Blerta e vogël na la për një operacion në gju?.

Mes lotësh Artjon Shkoza, daja i Blerta Pepës, 16-vjeçares që humbi jetën pas një operacioni në gju në një klinikë private në Tiranë tregon gjithë hapat që ndoqën që në momentin që mbesa iu vra në shkollë gjatë orës së fiskulturës.

Shkoza thotë se operacioni kushtonte 3 500 euro dhe se spital pranoi që të paguheshin me këste, pasi familje nuk e kishte gjithë shumën.

Në fillim 1500 euro dhe në qershor, pjesa e mbetur. Kurse pjesa e operacionit sipas tyre ishte një gjë rutinë, shumë e thjeshtë dhe nuk kishte asnjë gjë për t?u shqetësuar, rrëfen Artjoni për Report Tv.
Daja i Blertës thotë gjithashtu se mjekë të tjerë u kishin rekomanduar që të prisnin për operacionin pasi ligamenti mund të riparohej me kalimin e kohës pasi fëmija ishte në rritje, por mjeku gjerman i spitalit ?Continental? u dha garanci të plotë për operacionin, ndaj ata morën përsipër hapin për të bërë operacionin.

Buy Now on CodeCanyon