VLORË- Një automjet tip Audi me targë AA 305 GF ka marrë flakë në ecje ditën e sotme autostradën Lavan-Vlorë në afërsi të mbikalimit të fshatit Panaja.

Mësohet se shkak rënies së zjarrit ka qenë një defekt elektrik. Në automjet po udhëtonin dy persona po fatmirësisht nuk janë lënduar.

Siç mund ta shikoni në foton që sjell Shqiptarja.com, automjeti është djegur totalisht.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.