TIRANE- Prej dy ditësh maxhoranca dhe opozita janë futur në një proces të ri negociatash, për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik.

Edhe pse negociatat kanë qenë intensive dy ditët e fundit, pas vizitës në Tiranë të zv/ndihmës sekretarit të SHBA, Hoyt Brian Yee, zyrtarisht palët ndahen lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare.

Opozita zbardhi sot hapat e negociatave të ditës se djeshme me pikat ku e djathta bie dakord me paketën "McAllister plus propozimet e Ramës", duke theksuar se është maxhoranca dhe vetë kreu i qeverisë Rama ai që i refuzon.

Po sot koalicioni opozitar zbardhi edhe Paketen Mc Allister+ që ua propozoi ZëvendësNdihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee. Paketa Mc Allister + është një paketë ku shkrihen propozimet e paketës së mëparshme të Mc Allister por të ndërfutura dhe propozimet e Ramës në tryezën e dialogut tek Presidenti.