TEPELENE-Shkeljet në tenderin për rikonnstruksionin e një shkollë kanë dërguar në prokurori ish kreun e Komunës Lopës me inicialet A.C.

Shkeljet janë konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas të cilit, kreu i Komunës i ka shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej 14,7 milionë lekësh.

Sipas KLSH kreu i komunës ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë një kompani që kishte paraqitur ofertë me vlerë më të ulët.

Ai është gjithashtu nën akuzë për realizimin e tenderit në kushtet kur anëtarët e Komisionit të Vlerësimit nuk plotësonin kualifikimin arsimor për ta realizuar atë dhe nuk janë bërë me dije për prokurimin.

Kallëzimi penal nga KLSH është bërë edhe për një tjetër nëpunës të kësaj ish komune për rritje fiktive të çmimeve të investimit ?Rikonstruksioni i Hyrjes ?Ali Pasha? vazhdimi i shëtitores përgjatë kalasë dhe rikonceptimi i rrugës batalioni ?Baba Abaz?.