LEZHE-Mungesa e banjove publike ka bërë që zona arkeologjike pranë vendvarrimit të Skënderbeut në Lezhë të shërbejë si e tillë.

Në mungese të banjove qytetarët ju drejtohen mureve antik për të kryer nevojat e tyre personale, duke degjeneruar në këtë mënyre vlerat historike të këtij qyteti 2400-vjeçar.

Shumë turist ngelen të tmerruar me ato çfarë shikojnë në një zonë të tillë arkeologjike.

Qytetarët thonë se mungesa e banjove në qytet është problem mjaft shqetësues, ndaj bashkia duhet të ndërhyje për zgjidhjen e kësaj maskarade.