TIRANË- Data 25 qershor diskutohet si data e mundshme e zgjedhjeve.

Kete e pohoi sot per Report Tv, Nard Ndoka. Sipas kreut te PDK, si opsion për datë të mundshme zgjedhjesh, është dhe 25 Qershori. Por theksoi ai, partitë e vogla do të donin Korrikun.

?Bëhet fjalë se data 18 qershor ka rënë, por mund të jetë 25 qershor, por korriku u jep një frymëmarrje të madhe politike, por nëse do ndodhemi në kushtet e emergjencës mund të jetë dhe qershori, data 25?.

Burime nderkaq flasin se ?një nga kërkesat kryesore të Ramës ndaj Bashës ishte që zgjedhjet të mos shtyheshin përtej qershorit.

Por edhe datat 9 dhe 16 korrik po diskutohen si të mundshmet për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Burime pranë takimit Rama-Basha në Pallatin e Kongreseve, pohojnë se vijojnë negociatat për dakordësimin e një date të gjithëpranuar nga aktorët e vendimmarrjes.