Surprise Me!

Report TV - I riu lë Austrin për të investuar në Elbasan, hap lokalin në vendlindje

2017-07-06 0 Dailymotion

Driti Moli është një sipërmarrës i ri që sapo e ka hapur biznesin e tij në Elbasan.

Pas një eksperience 10 vjeçare në Austri si kuzhinier, ai ka vendosur që ta shfrytëzojë atë duke krijuar një mundësi në qytetin e lindjes.

Kuzhina italiane është specialiteti i tij dhe e bën me shumë pasion.

?Ne kemi shkuar në Austri, mësojmë dhe zanatin dhe pak nga pak pastaj mësojmë çdo gjë në kuzhinë dhe u munduam që pas një 9-vjeçari në Austri të ktheheshim dhe të hapnim restorantin tonë në Elbasan me ndihmën e familjes?, tha Moli.

Në fillimet e tij i është dashur të sakrifikojë derisa me profesionin e marrë të kthehet në mjeshtër kuzhine nga një kuzhinier i njohur italian. Paratë që fitoi i investoi në restorantin e tij dhe fillimi duket i mbarë. Drini ka sjellë një model krejt të ri që në Elbasan i cili nuk ishte aplikuar më parë, mënyrë ditore dhe produkte me çmime të arsyeshme ku mund të drekohet çdo ditë nga njerëzit të të gjitha shtresave.

Buy Now on CodeCanyon