TIRANE-Kryetari i LSI, Petrit Vasili u shpreh sot mbi marrëveshjen Rama-Basha duke theksuar se pakti politik i dha fund kaosit dhe prodhoi një datë zgjedhjesh ku LSI garon për të dalë forcë e parë politike.

Vasili tha sot se marrëveshja nuk e cënon LSI-në edhe pse hyn në zgjedhje pa koalicione.

?Na vjen keq që nuk jemi pjesmarrës në koalicion, por LSI nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë gjë dhe kjo nuk e cënon LSI në asnjë pikëpamje ajo ka mbështetur krijimin e hapësirave sa më të gjera për vetën e saj?, tha Vasili në një konferencë për shtyp.

Sipas kreut të LSI, marrëveshja prodhoi disa të mira të mëdha.