Surprise Me!

Report TV - Duka: Po shohim mundësinë nëse do masim forcat vetë në elektorat

2017-07-06 0 Dailymotion

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka pasi ka dalë nga mbledhja e PD ka theksuar se janë duke menduar propozimin e Bashës. Por Duka tha se janë parë mundësitë të masin njëherë forcat në elektorat nëse fitojnë një mandat apo jo.<br />"Në këto kondicione duhet të masim veten vetë nëse do nxjerrim deputetë ose jo. Jemi duke matur veten nëse marrim vota. Përshembull, unë në Durrës edhe e marr një mandat se kujtoj vitin kur kam marrë 11 mijë vota. Unë po mundohem t?u shpjegoj nëse masim forcat në elektorat të shohim deri ku jemi".<br />Duka shprehet se marrëveshja ishte e qëllimshme për të goditur të vegjlit, dhe se Basha ishte i detyruar ta pranonte.<br />"A na ka penalizuar marrëveshja? Po na ka penalizuar sa të duash, se po të donin e shtynin dhe dy javë që të bëheshin koalicionet. Por jam i lumtur që u arrit marrëveshja se në kushtet ku ishte PD, vendi po arrinte në destabiltet. Kam përshtypjen që Basha ishte i detyruar të pranonte datën e Ramës?, tha Duka në interes të mediave.

Buy Now on CodeCanyon