stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Joana Abazaj bën apel në ?Stop? për ndihmë për djalin e saj 3 vjecar, që është i shtruar prej më shumë se një muaji në reanimacion.Ajo ka nevojë për një aparat oksigjeni dhe inspirimi për Enginin e vogël, pasi vetë është pa punë dhe nuk e përballon dot koston e këtyre pajisjeve jetike.

?Prej një muaji e gjysmë fëmija im është në Reanimacion. Gjendja e tij është vërtetë shumë e rëndë. Ai ka ardhur pa frymë, gati pa puls këtu dhe e kanë rikthyer në jetë. Ka qëndruar rreth 20 ditë i intibuar me frymëmarrje të drejtuar. Ka kaluar ndërhyrjen e parë me sukses, por pësoi një krizë të dytë, të cilën nuk e përballoi dot, përsëri ngeli pa frymë. U intibua përsëri, bëri dhe ndërhyrjen e dytë, por përsëri situata është shumë e rëndë. Fëmija vazhdon të jetë ende me frymëmarrje të drejtuar edhe pas ndërhyrjes së dytë.?

Joana Abazi bën apel për ndihmë për një bombël oksigjeni dhe aparat aspirimi, sepse janë të kushtueshme dhe familja e tyre nuk ka mundësi ekonomike për ta përballuar, pasi ajo është pa punë.

?I bëj apel të gjithë atyre që janë duke na ndjekur nëpërmjet emisionit ?STOP?, që të më ndihmojnë që fëmija im të dalë nga kjo situatë?.

Ndërkohë, emisioni ?STOP? vijon dhurimin e karrocave për persona me aftësi të kufizuara. Në bashkëpunim me fondacionin ?Fëmijët Shqiptarë?, përfitues të karrocave u bënë familja Osmanllari në Babrru dhe familja Dervishi në Pinet të Ndroqit.

Rigels Osmanllari është një ndër personat që ka nevojë për karrocë të re, pasi e vjetra nuk është më funksionale. Familja Osmanllari nuk ka patur mundësinë ekonomike për ta blerë një karrocë të re, ndaj atij iu dhurua një nga fondacioni ?Fëmijët Shqiptarë?.

?Fëmija që kur ka lindur, ka lindur me probleme. Duke parë emisionin ?STOP? mendova të bëja edhe unë kërkesë për një karrocë për fëmijën tim.?

Përfituesit e tjerë të karrocave të dhuruara nga fondacioni ?Fëmijët Shqiptarë? janë familja Dervishi, të cilët jetojnë në Pinet të Ndroqit.

?Jemi ndjekës të emisionit ?STOP?. Djali im i madh e ndjek emisionin tuaj çdo natë dhe pa disa karroca që ju po shpërndanit. Ju solli mesazh juve për një karrocë.?

Nisma do të vazhdojë, ndaj nëse dëshironi të ndihmoni familjet në nevojë, mund të kontaktoni me redaksinë e emisionit ?STOP?.