http://www.vizionplus.tv<br />https://facebook.com/VizionPlusTV<br />https://twitter.com/VizionPlusTV<br />Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, inspektuan ecurinë e punimeve në Unazën e Pogradecit, e cila deri në lidhjen e saj me aksin nacional në Qafe Plloçë shndërrohet së shpejti në një infrastrukturë moderne, falë nisjes së punimeve për rikonstruksionin e saj, investim i qeverisë prej afro 9 milionë dollarësh. Fillimi i rrugës me gjatësi rreth 8 km nis në hyrje të Pogradecit nga Tirana, vazhdon në gjurmën ekzistuese të Unazës së Madhe të qytetit. Në afërsi të fshatit Zervaske, ajo bashkohet me rrugën e re që është në ndërtim, Qukës-Plloçë, sipas një gjurme krejt të re që eliminon kthesat e Qafës se Plloçës. Projekti parashikon zgjerimin e rrugës deri në 10 metra, ndërtimin e veprave të artit, ndërtimin e trotuareve në zonat e banuara dhe të gjithë elementet e një rrugë të standardeve më të mira. Gjendjen shumë të keqe të rrugës e kanë vuajtur në radhë të parë banorët. ?Ne kemi vite që e vuajmë. Na mbyti tymi,? u shpreh një prej tyre, duke shprehur kështu edhe shqetësimin e përbashkët të të gjithë banorëve. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci u shpreh se modernizimi i kësaj infrastrukture ishte domosdoshmëri jo vetëm për komunitetin, por edhe biznesin, duke qenë se ajo kalon përgjatë zonës industriale. ?Është 8 kilometra e gjatë. Investimi është gati 9 milion dollarë dhe ka dy segmente kryesore. Segmenti i parë është pjesa e unazës së Pogradecit që by-passon gjithë trafikun, 9 metra e gjerë dhe shkon me 2 dhe 3 korsi, me rrugë dhe ndriçim të gjithë pjesës së banuar. Ndërsa segmenti i dytë lehtëson shumë trafikun nga dalja e Pogradecit deri në Qafë Plloçë, e cila e lidh me rrugën e re që po bëhet, Qafë Plloçë - Qukës. E gjitha është me biznese dhe jashtëzakonisht e dëmtuar. Ka nevojë dhe ka një pritshmëri shumë të lartë të gjithë popullatës së kësaj zone që është dhe industriale e zhvilluar, është dhe njëkohësisht e banuar. Në një vit e gjysmë e kemi gati për ta shfrytëzuar,? - shpjegon Beci.Ndërsa, Kryeministri siguroi se, ndërtimi i saj do të përmbushë standardet bashkëkohore të infrastrukturës, duke lehtësuar edhe më shumë komunikimin mes qyteteve. ?Siç e thoni dhe ju vetë, ka 30 vjet që është copë-copë dhe faktikisht ju këtu sikur jeni 100 vjet larg Pogradecit, kështu që është e rëndësishme që kjo filloi. Për ne ka qënë prioritet që në fillim. Problemi është që gjërat duan pak kohë . Tani ka filluar. Për 18 muaj do të mbarojë do të jetë me të gjitha standardet.?Unaza e qytetit deri në Qafë - Plloçë do t?i japë frymëmarrje trafikut veçanërisht të rënduar në disa periudha të vitit që përkojnë me sezonet e pushimeve, verore apo dimërore, ku janë të shumë vizitorët, vendas e të huaj, që frekuentojnë Pogradecin, Korçën, Dardhën e Voskopojën. Projekti do të trajtojë edhe nga ana urbane një zonë krejtësisht kaotike dhe të degraduar.
