Marrëveshja e pazakontë politike mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, zyrtarizuar ditën e enjte, përpos të tjera, rrit rolin e faktorit ndërkombëtar në kontrollin e zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit. Referuar përmbajtjes së paktit politik, për herë të parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, nuk do të kenë thjeshtë rol vëzhgues, por do të kontrollojnë nyje të rëndësishme të procesit zgjedhor.<br /><br />Konkretisht, sipas marrëveshjes, faktori ndërkombëtar do të mbështesë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të ekzaminuar kandidatët për deputetë, në përputhje me ligjin e dekirminalizimit. Për një kontroll sa më efikas të të shkuarës së kandidatëve, KQZ do të ketë një personel shtesë, ndërsa do të asistohet nga ekspertë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.
