Surprise Me!

Report TV - ‘Republika e Re’, familjarët e deputetëve të PD në administratë

2017-07-07 0 Dailymotion

Marrëveshja politike Rama-Basha, përtej kontureve të planit ?McAllister +?, që nxori Partinë Demokratike nga çadra e ngujimit, duke e futur në çadrën e lakueshme të qeverisë, befasoi një pjesë të opinionit publik, madje edhe vetë politikën.<br /><br />Befasia konsistoi në ?sakrificën? e kryeministrit Edi Rama, i cili i dha PD gjashtë ministri dhe pesë drejtori të rëndësishme, në këmbim të pjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje. Por, nëse i referohemi masivitetit të familjarëve të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të punësuar në pozicionet më të rëndësishme të administratës publike, hyrja e PD në qeveri nuk duket më si një kapërcim ylberi. Për tre muaj me radhë, përfaqësuesit e opozitës shqiptare i shpallën luftë Republikës së Vjetër, në një kohë kur, gratë dhe fëmijët e tyre, ?shërbejnë? në pozicione të ndryshme dhe të rehatshme të administratës së kësaj republike.

Buy Now on CodeCanyon