Presidenti Bujar Nishani dekretoi 25 Qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre të pjeshme në Kavajë, pas marrëveshjes politike të 18 Majit, që u arrit mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

?Presidenti i Republikës vendosi të miratojë: Ndryshimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë me 25 qershor 2017. Gjithashtu Presidenti ka vendosur të dekretojë të njëjtën datë, 25 qershor 2017, dhe për zhvillimin e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kryetar të bashkisë Kavajë?.

Presidenti e përshëndet marrëveshjen e 18 Majit, duke vlerësuar se ajo shkon në interes të vendit.

?Në vijim të iniciativës së tij institucionale e të vazhdueshme për të nxitur dialogun politik me synim gjetjen e zgjidhjes politike mbi baza kompromisi, Presidenti i Republikës vlerëson maksimalisht këtë marrëveshje si një arritje të rëndësishme me interes për vendin dhe popullin shqiptar?.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen edhe ndaj kontributit të dhënë nga partnerët evropianë dhe amerikanë të Shqipërisë, për arritjen e marrëveshjes.

Tv Klan