Një automjet në Elbasan ka shpërthyer në flakë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të poliklinikës së specialiteteve rrugës së spitalit në afërsi të policisë.

Automjeti tip Bens C Class me targë AA 978 BK ka shpërthyer krejt papritur në flakë ndërsa ishte i parkuar në anë të rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikëset të cilat kanë fikur zjarrin.

Nga zjarri është dëmtuar lehtë edhe një automjet tjetër.