Përkujtohet 44 vjetori i revoltës në burgun famëkeq të Spaçit. Ish të burgosur politik dhe të afërm të tyre janë rikthyer pas 44-vjetësh, ata kanë vizituar qelitë ku kanë kaluar vitet e rinisë.

Në kuadër të kësaj ngjarje u organizua dhe një veprimtari përkujtimore ku merrnin pjese dhe përfaqësues lokal dhe të komuniteteve fetare.

Ish të burgosurit tregojnë torturat dhe vuajtjet që kanë kaluar në këtë vend, teksa thonë se edhe sot pas 26 vitesh demokraci nuk ndjehen aspak të vlerësuar nga shteti Shqiptar.

Me 21 maj të vitit 1973 të burgosurit politik të Spaçit u ngritën në një revoltë antikomuniste, por që përfundoi me pushkatimin e disa prej tyre.

"Pas shumë vitesh edhe vetë nuk e besoj se çfarë vuajtjesh kemi hequr në atë kohë. Kam bërë 12 vite burg. Flinim 54 vetë në një dhomë, krevate ishin 3-katëshe."