Surprise Me!

Kombëtarja e femrave ka shumë lojtare nga ligat e huaja

2017-07-07 15 Dailymotion

Shqipëria është kthyer rregullisht në aktivitetet kontinentale në Volejboll. Kombëtarja e femrave po stërvitet prej disa ditësh për Ligën e Europës që fazën e parë do ta mbajë nga 9 deri më 11 Qershor në Tiranë. Një skuadër ku ka edhe volejbolliste të reja, pjesa më e madhe e të cilave luajë në kampionte të huaj.

Arjola Prenga (Kapitene e Kombëtares së Volejbollit): ?Disa lojtare kanë ardhur nga Italia apo Greqia. Vitet e kaluara nuk ka ndodhur. Kjo është e mirë, pasi secila sjell diçka të re.?

Një Kombëtare me volejbolliste ku nuk mungon edhe përvoja. Kapitenia Arjola Prenga ka shëtitur Europën, duke fituar edhe trofe.

?Kam fituar diçka sezon pas sezoni dhe kudo që luaj përpiqem të nxjerr në pah atë që kam mësuar dhe di të bëj.?

Altin Mërtiri (Trajner i Kombëtares së Volejbollit):?Rikthimi në turnetë ndërkomëbtare po krijon përvojën e duhur për të kërkuar më shumë se përfaqësimin. Këtë vit rivalët janë Austria, Bjellorusia dhe Finlanda. Njohim më shumë ekipet. Vitin e kaluar në fazën që zhvilluam në Shqipëri fituam 2 ndeshje, shpresojmë që këtë vit t?i bëjmë 3.?

Erblira Bici (Lojtare e Kombëtares së Volejbollit): ?Këtë vit objektivi është të kalojmë turin dhe shpresojmë që të arrijmë.?

Erblira Bici luan në Itali. 21 ? vjeçarja ishte pjesë e skuadrës Mondovi në Serie A2 sezonin e fundit. Të ardhmen e shikon po në këtë kampionat.

Erblira Bici (Lojtare e Kombëtares së Volejbollit): ?Ndjehem mirë në Itali më pëlqen këtu. Nëse shkojë në A1 të luaj të mos jem rezervë.? /TV KLAN

Buy Now on CodeCanyon