Surprise Me!

Report TV - Dita ndërkombëtare e biodiversitetit Smailaj: 2 mln € investime në Alpe

2017-07-07 0 Dailymotion

2 milion euro është fondi që GIZ po investon në ruajtjen e agro-biodiversitetit në zonën e Alpeve, ku ka kërkuar edhe zhvillimin e turizmit.<br /> <br />Kjo deklaratë u bë nga Shpresa Smailaj në ditën ndërkombëtare të biodiversitetit.<br /> <br />?Aktiviteti i sotëm, ka për qëllim promovimin e ditës ndërkombëtare të bio- divesitetit. Kombet e Bashkuara kanë shpallur këtë vit, si viti i qëndrueshëm për zhvillim. Ideja e kësaj ekspozite është të ndërgjegjësojmë turistët vendas për bukuritë dhe vlerat që mbartin zonat tona turistike. Zonat që janë përfshirë në ekspozitë janë Alpet Shqiptare, është zona e Dajtit e cila është zona e Bashkisë së Tiranës e cila na ka mirëpritur, zonat e Divjakës, zonat e jugut edhe fshatrat e tjerë të Shqipërisë. Këto zona janë të mbrojtura kryesisht, ka edhe zona të panjohura siç është Parku Rajonal i Shkrelit, Parku Rajonal i Nik Mërturit. Gjithashtu ne po përpiqemi të promovojmë edhe fshatrat e jugut, që kanë vlera të mëdha kulturore?, u shpreh Smailaj.

Buy Now on CodeCanyon