Depuetët votuan ligjet e paketës së reformës zgjedhore, ndër to dhe ligjin për financimin e partive që detyron mediat të transmetojnë falas reklamat politike.

Por mesa duket, kostoja që mund të merrnin duke dhënë votën pro kësaj nisme, ka bërë që disa prej depuetëve edhe pse të pranishëm në sallë të mos votonin fare.

Ndër to Dashamir Peza, Jozefina Topalli, Aqif Rakipi, Majlinda Bregu, depuetet, Petraj, Kruja, Dashi, Hoxha, Blushi e Hafizi. Ligji mori 118 vota.

Më pak mori ligji për median audiovizive, 115 vota pro dhe refuzimin për të votuar të depuetëve Peza, Qefalia, Shehu, Dule, Topalli, Pollo, Çupi, Blushi, Hafizi, Vokshi, Bogdani dhe Mihaj.

Fillimisht depuetët menduan që neni "famëkeq" për reklamat ndodhej pikërisht te ky ligj, çka bëri që Blushi e Hafizi fillimisht të votonin kundër në parim.

Ndërkohë kodi penal la indiferentë depuetët Shehu, Blushi, Imami, Ndoka dhe Dule.

Në seancë mungonin Braçe, Selami, Dade, Doda , Idrizi e Kryemadhi, ndërkohë Spartak Braho e Vangjel Tavo nuk votuan fare tek ligjet.