Ndërsa kanë mbetur edhe dy ditë nga koha kur kryedemokrati, Lulzim Basha, duhet të publikojë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit, disa nga emrat që do të jenë të sigurt në listën fituese duket se janë të ditur tashme.<br /> <br />Me një përllogaritje të thjeshtë rezulton që 12 koordinatorët në qarqe janë në listën fituese edhe për shkak se këta persona po merren direkt edhe me evidentimin e kandidatëve të mundshëm në këto lista.<br /> <br />Kështu pjesë e kësaj liste fituese rezultojnë, Edi Paloka, Arben Ristani, Dhurata Çupi, Florjon Mima, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Grida Duma, Ervin Salianji, Aldo Bumçi e Gent Strazimiri.