Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda vitit 2019, të gjithë personat që kanë pronë në Shqipëri nuk do të mundet ti shmangen dot pagesës së taksës mbi pasurinë. Për këtë do të krijohet një regjistër kadastral ku do të shënohet çdo pagesë, teksa në faturën e OSHEE do të shenohet dhe tarifa për çdo m2 banesë, apo sipërfaqe toke që është në pronësi.
Brenda vitit 2019 të gjithë personat që kanë prona të paluajtshme në Shqipëri do të jenë në një regjistër të posaçëm, ku do të shenohen dhe taksat e pasurisë që paguajnë sipas viteve.
Bashkimi Evropian ka ripërsëritur detyrimin në udhërrëfyesin politik ku sanksionohet krijimi i një kadastre elektronike gjithëpërfshirëse dhe funksionale.
Vërejtja është bërë dhe për shkak të nivelit të ulës së vjeljes së kësaj takse në Shqipëri e cila zë 1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto në krahasim me 6 përqind që është mesatarja e rajonit.
Sot taksa mbi pasurinë e paluajtshme përfshin taksën mbi ndërtesat dhe taksën mbi tokën bujqësore.
Përsa u përket ndërtesave tarifa është e ndarë në tre zona.
Për godinat e para vitit 1993 pronarët paguajnë 15 lekë/m2 për Tiranën dhe Durrësin, 10 lekë/m2 për Bashkitë e tjera të mëdha dhe 5 lekë /m2 për të tjerët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/brenda-2019-regjistri-kadastral-elektronik-per-cdo-pagese/