Deputeti Alfred Peza zyrtarisht është marrë i pandehur nga prokuroria e përgjithshme e cila e hetoi atë për pastrim parash, fshehje të ardhurash dhe mos deklarim pasurie.

Akuza i është komunikuar Pezës në Prokurori këtë enjte teksa ai ka qenë i shoqëruar nga avokati Ardian Visha.

Peza u hetua pas publikimit në media të informacioneve se ai kishte blerë afro 1 milion euro aksione pranë një banke të nivelit të dytë në vend.

Dy akuzat në ngarkim të Pezës janë ato për fshehje të ardhurash, dhe mos deklarim pasurie, ndërsa një javë më parë po Gjykata e Lartë rrëzoi akuzën e pastrimit të parave.

Për këto akuza u vendos dhe sekuestro prej 1 milonë euro të Alfred Pezës, aksione këto në një bankë të nivelit të dytë. Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron sipas ligjit antimafia.