Pas përplasjes mes policisë dhe prokurorisë së Përgjithshme për asgjësimin e kanabisit të sekuestruar, tre ministri dhe Adriatik Llalla kanë nxjerrë një udhëzim të posaçëm.

Udhëzimi është nxjerrë pas konsultimit mes Ministrisë së Brendshme, Shëndetësisë, Mjedisit dhe prokurorisë.

Në bazë të udhëzimit të nxjerrë droga nuk do asgjësohet në vend, por do sekuestrohet dhe për të do të vendosë gjykata.

Asgjësimi i drogës do bëhet në magazinën e Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik në Mullet në Tiranë nën vëzhgimin e tre ministrive dhe prokurorisë.

Për asgjësimin e bimëve të kanabisit, policia do presë prokurorin. Kështu policia nuk mund të djegë bimët e kanabisit, pa shkuar prokurori.