Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Udhëzim i përbashkët për kanabisin nga Prokuroria, Ministria e Brendshme, e Shëndetësisë dhe e Mjedisit.
Qëllimi është trajtimi i provave materiale të lëndëve narkotike dhe zbatimin e procedurës që nga sekuestrimi deri në asgjësimin e tyre, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen nga çdo supozim apo abuzim në administrimin e tyre.
Ky udhëzim i publikuar në fletoren zyrtare synon të sigurojë një ?zinxhir lëvizjeje të provave materiale? në përputhje me procedurën penale.
Përdorimin në mënyrë sa më efikase të peshoreve të unifikuara dhe qeseve të provave të një sigurie të lartë, me një përdorim dhe me numër unik të shënuar mbi to.
Gjithashtu siguron procesin e magazinimit, të lëndëve narkotike si edhe asgjësimin e sigurt të tyre. Ky udhëzim vjen pas shqetësimit të ngritur nga prokuroria se efektivët e policisë shkatërrojnë provat gjatë asgjësimit të lëndëve narkotike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/udhezimi-antikanabis-4-institucione-bashke-ne-luften-kunder-droges/