Pesë mbrëmje me muzikën dhe Mozartin do të sjellin në skenë festivalin ?Flauti Magjik?. Festivali e ka çelur siparin mbrëmjen e së enjtes në skenën e Universitetit të Arteve.

Drejtori artistik i festivali Fatos Qerimaj e ka konceptuar edicionin e pestë si një kombinim midis muzikës xhaz dhe asaj klasike. Mbrëmja e parë nisi me veprën e Mozartit ?Flauti magjik?.

Këtë herë, përveç krijimtarisë muzikore në skenë do të jetë dhe aktori i njohur Dritan Boriçi.

Ndërsa dirigjenti i festivalit është Arben Llozi, i cili rrëfen se repertori i zgjedhur nga Mozart në festival do të vijojë deri tek muzika bashkëkohore, duke trajtuar dhe prekur shumë linja të artit